Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të një gruaje në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë nga policia nuk janë dhënë detaje se përse kërkohet e dyshuara, por që kërkohet ndihmë nga qytetarët, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thekson se “bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”. /Telegrafi/



 

Exit mobile version