Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të dy personave nga Prishtina, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tyre

Policia ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin e dy personave në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, që ka ndodhur qershor të vitit 2023”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se “për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version