Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e dy grave të dyshuara.

Sipas policisë, të dyshuarat kërkohen për vjedhje.

“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version