Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi të dyshuar.
Policia njofton se i dyshuari është Fisnik Qenaj, i lindur me 22.03.2003, banues në fshatin Romajë-Prizren, transmeton Telegrafi.
Ai kërkohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
“Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor. /Telegrafi/