Policia e Kosovës, njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë, ka njoftuar se po implementon plane të ndryshme operative në ngritjen e sigurisë rrugore edhe gjatë sezonit dimëror.
“Në vazhdën e planeve tjera të operimit në ngritjen e sigurisë rrugore, nga data 01.12.2021, NJRKRR-ja ka filluar në implementim edhe të Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”.
Që nga fillimit i planit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po vazhdon me aktivitete vetëdijesuese dhe të asaj ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të ndryshëm”, thuhet në njoftim.
Nga data 01.12.2021, deri me datën 05.12.2021, janë shqiptuar nga DRP-Gjakovë :
– 729 gjoba të ndryshme të shkeljes së rregullave të trafikut, ku prej tyre janë shqiptuar:
– 52 gjoba të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik”.
DRP –e Gjakovë do të vazhdon me aktivitete të ndryshme në aspektin e ngritjes së sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore. /Telegrafi/