Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes një komunikate për media thotë se ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë muajit tetor-2021 policia rajonale ka realizuar disa plane operative dhe aksione në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, përshirë këtu aksione edhe me automjete dhe rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia gjatë muajit tetor-2021 ka shqiptuar gjoba për këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 480 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar, 36 gjoba
(36 heqje të patentë shoferit)
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 80 gjoba
– Kalimi i afatit të regjistrimit, 147 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 105 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 412 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 973 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1703 gjoba
– Gjithsej, 3936 gjoba
Ndërsa, përgjatë muajit tetor-2021 kanë ndodhur 152 aksidente, prej tyre:
– Fatale -1
– ( 1 person i vdekur)
– Me lëndime- 69
– ( 101 persona të lënduar)
– Me dëme materiale – 82
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se “për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”.
Policia shton tutje se “të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”. /Telegrafi/