Të paktën 14 persona janë lënduar pas një ndjekje mes policisë dhe të dyshuarit në Bronx, ku vetura e dyshuarit u përplas në shtatë mjete tjera motorike gjatë pikut të trafikut derisa po tentonte të ikte nga policia e New Yorkut.
Policët po mundoheshin ta ndalin mjetin për tejkalim shpejtësi dhe dyshime për tymosje të marihuanës në rrugën Fordham, ku gjërat nuk shkuan ashtu edhe siç i menduan policët, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar nga një artist tatuazhesh në Bronx, David Perez, policët e New Yorkut ishin munduar të ndalin mjetin e gjelbër që lëvizte në kahje të kundërt.
Shoferi i veturës së gjelbër megjithatë tenton të arratiset, kështu përplaset në mjetet tjera që ishin në trafik. E pas shkëmbimit të zjarrit, ai vendosi ta lë mjetin dhe të vazhdoj arratisjen duke vrapuar.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë të mëdha. /Telegrafi/