Site icon Telegrafi

Policia në bashkëpunim me qytetarët në Prizren, arrin që t’i kap shtatë migrantë ilegal

Ilustrim

Në bashkëpunim me qytetarët e Prizrenit, Policia e Kosovës ka arritur t’i kapë shtatë migrantë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40.

“Policia e Kosovës, konkretisht patrulla nga stacioni policor Alfa në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me datë 26.06.2022 rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë (07) persona migrantë ilegal, shtetas të huaj”, njofton policia.

Vetura e dyshuar e konfiskuar nga policia që dyshohet se është e migrantëve ilegal

Policia po ashtu njofton se një person i dyshuar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

“Një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë. Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”./Telegrafi/

Exit mobile version