Dy zyrtarë policorë të stacionit policor në Vushtrri kanë pësuar lëndime trupore gjatë përpjekjeve për të ndaluar një kamion i cili po transportonte derivate të naftës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20 të 19 majit, në kohën kur zyrtarët policorë kishin informacion mbi dyshimet e bazuara se kamioni transportonte derivate nafte.
Njësia policore pas tentimit për ta ndaluar ngasësin e kamionit, i njëjti nuk përfill urdhëruat e zyrtarëve policorë, ku fillon të ikë me shpejtësi në rrugën magjistrale Vushtrri- Prishtinë.
Njësitë policore ishin vënë në përpjekje për ta ndaluar, ku gjatë ndjekjes njëkohësisht janë penguar dhe rrezikuar nga dy vetura civile, njëra me targa të jashtme të cilat dyshohet se ishin në përcjellje të kamionit.
Veprimet policore në përpjekje për të ndaluar kamionin në lëvizje ishin bashkërenduar edhe me njësitë policore të rajonit të Prishtinës, ndërsa i dyshuari ngasësi i kamionit me të vërejtur njësit tjera policore devijon nga rruga magjistrale në drejtim të fshatit Brezhnicë të zonës së Obiliqit.
Ndjekja e kamionit ka vazhduar deri në fshatin Kozaricë në një zonë malore tatëpjetë, ku ngasësi kërcen nga kamioni së bashku me një person tjetër të dyshuar.
Kamioni nga lëvizja para se kthehet në lëvizje mbrapa godet veturën policore, ku dy zyrtarët policorë pësojnë lëndime trupore.
Hetimet e mëtejme po i zhvillon Drejtoria Rajonale e Prishtinës, ndërsa rasti është klasifikuar si “vrasje ne tentative” dhe “kontrabandë me mallra” (derivate nafte). /Telegrafi/
Foto: Ilustrim