Telegrafi

Policia ndërpreu ahengun duke kërkuar një të ri, ai nuk e kishte nga t’ia mbante – befasisht filloi të shembet tavani (Video)

Matty Walsh, 25-vjeç, nga Britania e Madhe, kishte shkuar në një aheng së bashku me disa shokë, kur në një moment dëgjuan një zhurmë të madhe në derë dhe një zë: “Policia”.

Në ato momente, një nga të pranishmit iku dhe thjesht u zhduk. E derisa policia po bisedonte me të tjerët dhe pyesnin për të dyshuarin, në një moment tavani i dhomës filloi të shembet, transmeton Telegrafi.

“Në një moment është dëgjuar një krismë në tavan. Filloi fasada të bie dhe për pak sa nuk ra mbi kokën e policit. Nuk kishte nga t’ia mbante dhe kështu vendosi të dorëzohet”, ka deklaruar një dëshmitar.

Ndërkaq, policia ka konfirmuar se ky i ri është arrestuar për shkak të një problemi të mëparshëm, dhe dhunës fizike që kishte ushtruar ndaj familjarëve të tij. /Telegrafi/