Telegrafi

Policia ndalon punëtoren e Kuvendit, ajo ishte në gjendje të dehur

Policia e Kosovës, ka ndaluar një punëtore të Kuvendit, e cila më pas është shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Është shoqëruar për në stacionin policor, ajo dyshohet se kishte probleme familjare dhe ishte në gjendje të dehur. Ndalimi saj nuk ka të bëjë me zhvillimet politike”, ka pohuar Kelani.

Ndërkohë, në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca për votimin e Qeverisë, kjo seancë ka filluar rreth orës 11:00./Telegrafi/