Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pesë persona zyrtar të parkut në Junik.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, dy nga personat e ndaluar dyshohet se nuk i kishin pajisur me dokumente përcjellëse dhe nuk i kishin damkosur, mjetet e transportit të ngarkuara me dru.
“Janë shoqëruar pesë persona meshkuj K-Shqiptar persona zyrtar të parkut, tre nga ta në cilësinë e dëshmitarëve ndërsa dy në cilësinë e të dyshuarve, pasi që nuk i kishin pajisur me dokumente përcjellëse dhe nuk i kishin damkosur, mjetet e transportit të ngarkuara me dru. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Telegrafi/