Policia njofton se pesë persona në Prishtinë, mbrëmë u ndaluan për kontroll, me ç’rast atyre u është gjetur dhe më pas konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë dhe kokainë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për tre meshkuj dhe dy femra, prej të cilëve katër janë liruar në procedurë të rregullt e njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net raportin e Policisë së Kosovës.
Një rast ka ndodhur në rrugën ”B” në Prishtinë, ku me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë, ku te i dyshuari është konfiskuar substanca narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Dhe rasti fundit ka ndodhur në rrugën “Simon Shiroka”, Prishtinë, ku fillimisht janë arrestuar dy femra dhe një mashkull pasi atyre iu gjet e më pas konfiskuar tetë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Policia raporton se ka bërë bastisjen e banesës së të dyshuarit mashkull ku ka gjetur nëntë paketime në peshë 15.229 gr. Me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje. /Telegrafi/