Telegrafi

Policia ndalon një shtetase të Serbisë, kishte hyrë ilegalisht në Kosovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një femër rome shtetase të Serbisë, e cila kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 23 mars, rreth orës 22:20.

“Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore në të cilën veturë si pasagjere është hasur e dyshuara femër rome shtetase e Serbisë e cila ka deklaruar se nga territori i Serbisë ilegalisht kishte hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se në konsultim me prokurorin i cili e ka cilësuar rastin e dyshuara do të dërgohet me procedurë të shpejtë në gjykatën për kundërvajtje. /Telegrafi/