Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot gjatë ditës në fshatin Strellc të Deçanit, ka hasur në një person të dyshuar i cili po transportonte drunj ilegalisht.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se masa e drunjve është sekuestruar.
“Më datën 09.09.2019 gjatë detyrave policore dhe në zbatim të planit operativ ,,Parandalimi i prerjes ilegale të pyjeve”, rreth orës 17:00 në fshatin Strellc i epërm- Deçan , policia ka hasur në të dyshuarin: F.H. i lindur me 2000 m/k/sh, i cili me një traktor me rimorkio ka qenë duke e transportuar ilegalisht një sasi drunore të prerë ilegalisht në parkun nacional”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Tutje në njoftim thuhet se policia menjëherë ka ndërmarr veprimet ligjore të koordinuar me zyrtar të DAPK-ut në Deçan dhe prokurorin kompetent.
“Me vendim të prokurorit, masa drunore dhe mjeti me të cilin ka qenë duke u bërë transporti i kësaj mase janë sekuestruar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt”./Telegrafi/
Më poshtë fotografitë e publikuara nga Policia e Kosovës: