Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar katër persona në Istog, të dyshuar për përfshirje në aktivitetin e jashtëligjshëm – Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Ekipi i Hetimeve Stacioni Policor Istog, në konsultim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm për përfshirje në aktivitetin e jashtëligjshëm – Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
“Lidhur me këtë aktivitet, janë shoqëruar në Stacionin Policor Istog katër persona të dyshuar: SH. H. lindur me 19.09. 1994. K. B. lindur me 06.12. 1991. B. H. lindur me 08.02. 1988. K. G. lindur me 05.04. 1996”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar katër telefona mobil si dhe tre kompjuter (laptop).
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit Shtetit personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/