Site icon Telegrafi

Policia ndalon hyrjen e tifozëve në qendrën sportive të ndeshjes Serbia-Kosova

Forcat policore kanë bllokuar qasjen në Qendrën Sportive Kovilovo, ku do të duhej të zhvillohej ndeshja për grupmoshat e reja në Hendboll mes Serbisë dhe Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç orë më parë deklaroi se ndeshja u anulua me vendimin e tij për arsye sigurie.

Vendimi për të ndaluar ndeshjen erdhi disa orë pasi njoftuan arritjen e tifozëve serb në Kovilovo, në ditët kur janë rritur tensionet mes qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

Sipas raportuesit të O2, kordonët e policisë nuk po lejojnë hyrjen në qendër sportive për shkaqe sigurie.

Lexo po ashtu Sekretari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Gjinovci: Situata e sigurisë është e mirë, fitojmë me rezultat zyrtar

Theksojmë se ndeshja është dashur të zhvillohet sot në ora 16:00, por ministri i brendshëm vendosi ta anulojë atë.

Fillimisht, ndeshja që është dashur të luhej pa simbole shtetërore dhe himn, ishte planifikuar në Kragujevac, por më pas për arsye sigurie u zhvendos në Kovilovë.

Ndrsyhe, Kosova pritet të triumfojë këtë ndeshje me rezultat zyrtar 20:00. /Telegrafi/

https://v.b92s.net/video/2018/03/23/17643562475ab514aa80357013306487-policija-blokirala-prilaz-kovilovu.mp4

Exit mobile version