Telegrafi

Policia ndalon ekipin e Alsat-M në hyrje të Hasanbegut (Video)

Ekipi i televizionit AlsatM është penguar nga forcat e sigurisë që të hyjë në rajonin e prekur nga vërshimet e javës së kaluar në Hasanbeg, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përderisa patrulla e policisë ka lejuar të kalojnë makinat tjera përfshirë këtu edhe ekipet televizive, ekipi i televizionit AlsatM është penguar në hyrje të fshatit, duke iu pamundësuar kalimi me makinë. Efektivët e policisë kanë shtyrë kameramanin dhe kanë fajësuar gazetarët për “kurdisje loje”, kuptimin e të cilës nuk e kanë sqaruar.

Në fund, ekipi është lejuar të kalojë, por me kërcënimin se po i penguan punimet do ta pësojnë. Edhe pse është gjendje e jashtëzakonshme, në hyrje të Hasanbegut nuk ekziston një ndalesë zyrtare për kalimin e të cilës do të duhej autorizim përkatës dhe nuk ekziston karantinë për evidentimin edhe dezinfektimin e personave që hynë dhe dalin. Hyrja në fshat, ndonjëherë është e lejueshme për të gjithë, kurse ndonjëherë bëhet përzgjedhje, thonë nga AlsatM./Telegrafi/