Policia e Kosovës njofton se sot ka bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra në dy raste të ndryshme.
Në njoftim thuhet se rreth orës 07:00, gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serb, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë dhe tjetra vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë thuhet se janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka – birrë me gjithsej 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka me 80 shishe birrë, në total gjithsej 560 copë.
“Malli dyshohet se është sjell nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje, thuhet se Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare, malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës. /Telegrafi/