Site icon Telegrafi

Policia ndalon dy persona në Prishtinë, të dyshuar për kontrabandë me barna

Policia ka ndaluar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kontrabanduar me barna.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, transmeton Telegrafi.

“Prishtinë 20.09.2024 – NN. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Ata dyshohet se kanë shitur barna kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola nga shtetet të ndryshme) të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme (shmangja nga tatimi). Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1.500.00€”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version