Telegrafi

Policia, me mungesë të uniformave të reja (Video)

Fjalët e mëdha për policët nuk kursehen nga politikanët, sa herë që shënohet përvjetori i themelimit të Policisë së Kosovës. Udhëheqësit e shtetit nuk rezervohen as nga premtimet se do t’i japin mbështetje të pakursyer djemve e vajzave që përkujdesen për sigurinë e brendshme. Por, në realitet gjendja paraqitet krejt ndryshe.

Policët vazhdojnë të kenë telashe me gjënë më elementare – uniformën. Janë edhe gjashtë për qind e atyre që nuk kanë arritur ta sigurojnë uniformën e re, e cila është dizajnuar dhe futur në përdorim qysh në qershor të vitit 2015.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se furnizimi me uniformë të re realizohet varësisht nga mundësitë buxhetore dhe nevojat. Sipas tij, këto uniforma në rast të dëmtimeve zëvendësohen me të reja. /Gazeta Tribuna/