Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Likoc të Skenderajt, gjatë një operacioni për zbatim të masave COVID-19, ka hasur në tri lokale të hapura dhe në të cilat zhvilloheshin lojëra fati.
Të gjitha lokalet janë mbyllur janë konfiskuar pajisjet qe janë shfrytëzuar për lojëra, pronarët janë intervistuar dhe më pas janë liruar ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokal u janë shqiptuar tiketa për mos respektim të masave. /Telegrafi/