Telegrafi

Policia mban në vëzhgim 24 orë Lulzim Bashën dhe familjen e tij

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në vëzhgim nga segmente të Policisë Operacionale.

Burimet konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Vëzhgimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Panorama” u interesua përmes burimeve të saj për të zbuluar arsyet e këtij vëzhgimi të strukturave të Policisë së Shtetit ndaj kreut të opozitë shqiptare.

Sipas këtyre burimeve konfidenciale rezulton se brenda strukturave të Policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij vëzhgimi. /Panorama /Telegrafi/