Në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi po ndërmerren masa në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor, ku javë më parë Njësia e Trafikut Rajonal ka filluar së zbatuari planin operativ, ku në fokus është ‘kontrolli i traktorëve dhe makinave bujqësore’.
Në mbështetje dhe zbatim të këtij plani operativ, do të jenë edhe njësi nga niveli i stacioneve policore, me ç’rast kontroll të shtuar do të ketë në të gjitha rrugët, përfshirë edhe rrugët lokale, për pjesëmarrësit që bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, po shqiptohen masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve. Java që lamë pas nga njësitë në terren për parregullsi në fushën e trafikut janë shqiptuar 19 gjoba për drejtues të traktorëve ndërsa janë larguar nga qarkullimi 35 traktorë.
Duke pasur parasysh rastet tragjike të aksidenteve, ku si shkaktarë konsiderohen traktorët, Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e traktorëve dhe makinave bujqësore, që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë qarkullimit të tyre, që makinat e tyre të jenë teknikisht në rregull. /kp/Telegrafi/