Site icon Telegrafi

Policia lëshon urdhër-arrest për Milan Radojçiqin

Policia e Kosovës gjatë konferencës për shtyp ka bërë të ditur se ka një urdhër-arrest për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Kështu bëri të ditur vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj. Ai ka thënë se urdhër-arresti për Radojiçiqin është lëshuar si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Ashtu siç e dini Policia ka ndërmarrë një aksion dhe ka arrestuar katër persona. Njëri nuk është gjetur, dhe mund të konfirmoj se Policia ka lëshuar urdhër-arrest”, tha Qalaj.

Dy javë më parë, njësitet speciale e kishin kërkuar Radojiçiqin në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut, por pa mundur ta gjejnë, në kuadër të një operacioni ku ishin arrestuar katër veta lidhur me këtë vrasje. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version