Telegrafi

Policia largon protestuesit, bllokohet rruga para Drejtorisë së Policisë

Me dhjetëra qytetarë janë tubuar mëngjesin e sotëm përpara Drejtorisë së Policisë. Gazetarët që raportojnë direkt zhvillimet, thonë se protesta është spontante. Fillimisht kanë qenë familjarët e personave të arrestuar e më pas u janë bashkuar edhe shumë qytetarë që vazhdojnë të shkojnë rishtazi. Aty janë edhe disa deputetë të opozitës, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu.

Pasi është shtuar numri i mbështetësve, policia ka vendosur një kordon me efektivë të “Shqiponjave” mes protesutesve dhe godinës së drejtorisë. Për pasojë njerëzit nga trotuari janë zhvendosur në rrugë, kësisoj qarkullimi për mjetet në rrugën që lidh urën e Lanës me Myslym Shyrin është i bllokuar.

Qytetarët e mbledhur aty prej orës 09:00 kërkojnë lirimin e 23 protestuesve kuksianë. Kujtojmë se pas protestës së të shtunës në Rrugën e Kombit policia kreu arrestime në Kukës dhe më pas i transferoi ata në paraburgimin e Tiranës. /Opinion.al/Telegrafi/