Policia e Kosovës i ka larguar nga Gjykata familjarët e të akuzuarve për terrorizëm nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kjo ka ndodhur pasi që aktivistët e VV-së janë dënuar me gjithsej 21 vjet burg.
Policia ka nxjerrë nga Gjykata edhe deputeten e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.
Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burg, Atdhe Arifi me 8 vjet burg, Egzon Haliti me 5 vjet burg dhe Adea Batusha me 2 vjet burg.