Telegrafi

Policia Kufitare ndalon kamionin me 57 dele dhe 6 lopë që po kontrabandoheshin nga territori i Maqedonisë së Veriut

Të mërkurën, rreth orës 17:10 në fshatin Ramijan te Vitisë, në një kamion me targa të Kosovës i drejtuar nga H.K., gjatë një kontrolli nga njësia e Policisë Kufitare janë gjetur 57 krerë dele për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentet përkatëse.

Siç ka njoftuar policia, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971.

Kurse, në rastin e dytë, sot rreth orës 17:45  në rrugën Viti-Pozhoran, në një kamion me targa kosovare, të cilin e drejtonte  i dyshuari M.B., gjatë kontrollit nga Policia  janë gjetur gjashtë krerë lopë, për të cilat nuk posedonte dokumente.

“Në rastin e dytë, po ashtu sot rreth orës 17:45  në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish  me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974. Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në  rimorkio kishte të  ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte  dokumente përkatëse”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas policisë, kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

Këto raste janë në proces të trajtimit nga njësitet policore kufitare nga drejtoria rajonale kufitare-Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse,  Inspektorët e AVUK-ut dhe Doganën e Kosovës.