Komuna e Pejës ka njoftuar se po zbatojnë vendimin e Qeverisë, sipas të cilit ndalohet frekuentimi nëpër të gjitha parqet apo ambientet e ngjashme, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë thirrje që të mos niset askush për Grykën e Rugovës, as në ecje në këmbë e as me automjete, sepse do të kthehen prapa nga Policia e Kosovës, përveç nëse e vërtetojnë se janë banorë autokton.
“Ju bëjmë thirrje qëmos të niseni për grykën e Rugovës as në ecje në këmbë e as me automjete sepse Policia e Kosovës ju kthen mbrapa! Vetëm banorët autokton të Rugovës të cilët e vërtetojnë që janë banorë mund të kalojnë”, njofton Komuna. /Telegrafi/