Site icon Telegrafi

Policia kryen bastisje në shtëpinë e personit që deklaroi se ka armatim rreth 600 mijë euro, sekuestron disa gjëra

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Vushtrri, pasi i njëjti kishte deklaruar për media se kishte armatim në vlerë rreth 600 mijë euro.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë kryer bastisje në shtëpinë e tij, duke sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë.

“Rr. Faruk Beqiri, Vushtrri 07.06.2024, 15:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një interviste për media kishte deklaruar se në shtëpinë e tij posedon armatim në vlerë rreth 600 mijë euro. Njësit policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një antiplumb, tre fishekë të pistoletës, një thikë-bajonetë, një brisk dhe një këllëf për armë”, bëhet e ditur në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

 

Exit mobile version