Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:00 në Fushë Kosovë, është arrestuar një person.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Njësitë policore pas konsultimit me prokurorin dhe GjPP-në, gjatë bastisjes në lokalin e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: 12-televizorë, 1-laptop, 2-aparate Apex, dhe 6-pajisje tjera elektronike të cilat i janë dorëzuar doganës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/