Telegrafi

Policia kontrollon hyrje-daljet në Mitrovicë

Pjesëtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH) të Policisë së Kosovës janë parë në orët e hershme të mëngjesit gati në të gjitha pikat që çojnë në hyrje të Mitrovicës.

Ata po kontrollojnë dhe evidentojnë secilin automjet në hyrje dhe dalje të këtij qyteti.

Ndryshe, sot në veri të Mitrovicës janë vendosur flamuj të Serbisë.