Telegrafi

Policia kontrollon disa biznese të argjendarisë në Prizren, konfiskon sasi ari dhe argjendi

Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, mëngjesin e së mërkurës kanë kryer një kontroll në pesë pika-biznese të argjendarisë në Gjilan, ku kanë konfiskuar sasi ari dhe argjendi në dy prej tyre.

Policia njofton se dy persona të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti që është iniciuar si “Tregti e ndaluar”, shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

TREGTI E NDALUAR

Gjilan. 26.10.2022-10:00. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e PK-së, gjatë kontrollit në pesë (5) pika-biznese të argjendarisë, të asistuar edhe nga zyrtarë të ATK-së dhe Doganës se Kosovës  kanë konfiskuar një sasi ari dhe argjendi në dy biznese. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovar janë intervistuar dhe  me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/