Telegrafi

Policia kontakton menaxherin e Përfaqësueses së Kosovës për incidentin e Arijanet Muricit

Pas raportimeve të djeshme (e marte) rreth gjendjes së krijuar në kampin e Përfaqësueses, Polica e Kosova ka kontaktuar menaxherin e ekipit personat dhe përgjegjës te hotelit rreth incidentit.

Në mediat vendore fillimisht u raportuar se Arijanet Muric dhe Edon Zhegrova kishin një përleshje, mirëpo ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka mohuar që ka ndodhur një gjë e tillë.

Për t’u sqaruar e gjitha, u bë e ditur edhe nga vetë babai i anëtarit të Baselit se gardiani kishte shkuar i dehur në seancë stërvitore dhe se dyshja janë miq të mirë.

Lexo po ashtu Edon Zhegrova mohon të jetë përleshur me Arijanet Muricin

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar rreth situatës së krijuar brenda kampit të Përfaqësueses, e që në atë rast janë kontaktuar vetëm menaxheri i Përfaqësueses dhe personat përgjegjës te hotelit dhe asnjë lojtarë tjetër.

“Pas raportimeve të mediave, Policia e Kosovës ka kontaktuar personat kompetent të hotelit  si dhe menaxherin e përfaqësueses dhe ka rezultuar se nuk ka pas elemente për inicim të  ndonjë rasti”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Telegrafin.

Lexo po ashtu Dyshohet se Arijanet Muric u paraqit i dehur në stërvitje – aty ku pasoi përjashtimi i tij nga kampi i Kosovës

Kosova do të përballet sot (e mërkure) me Lituaninë në ndeshje miqësore që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, që është parapërgatitje për dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Dardanët do të luajnë me Suedinë më 28 mars, derisa do të jenë mysafir të Spanjës më 31 mars. /Telegrafi/