Pas raportimeve të djeshme (e marte) rreth gjendjes së krijuar në kampin e Përfaqësueses, Polica e Kosova ka kontaktuar menaxherin e ekipit personat dhe përgjegjës te hotelit rreth incidentit.
Në mediat vendore fillimisht u raportuar se Arijanet Muric dhe Edon Zhegrova kishin një përleshje, mirëpo ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka mohuar që ka ndodhur një gjë e tillë.
Për t’u sqaruar e gjitha, u bë e ditur edhe nga vetë babai i anëtarit të Baselit se gardiani kishte shkuar i dehur në seancë stërvitore dhe se dyshja janë miq të mirë.
Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të mësuar rreth situatës së krijuar brenda kampit të Përfaqësueses, e që në atë rast janë kontaktuar vetëm menaxheri i Përfaqësueses dhe personat përgjegjës te hotelit dhe asnjë lojtarë tjetër.
“Pas raportimeve të mediave, Policia e Kosovës ka kontaktuar personat kompetent të hotelit si dhe menaxherin e përfaqësueses dhe ka rezultuar se nuk ka pas elemente për inicim të ndonjë rasti”, thuhet në përgjigjen e PK-së për Telegrafin.
Kosova do të përballet sot (e mërkure) me Lituaninë në ndeshje miqësore që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, që është parapërgatitje për dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.
Dardanët do të luajnë me Suedinë më 28 mars, derisa do të jenë mysafir të Spanjës më 31 mars. /Telegrafi/