Policia e Kosovës ka konfiskuar tre kuaj në fshatin Novosellë, pasi i dyshuari nuk kishte pasur dokumentacion për kafshët.
Sipas raportit ditor, policia mesditën e së enjtes e kishte ndaluar të dyshuarin me kamionetë, ndërsa kishte vërejtur se po i transportonte kafshët pa dokumentacionin adekuat.
Policia njofton se kafshët pas konfiskimit janë dërguar në terminal
“Fsh. Novosellë 28.01.2021 – 11:50. Njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte të ngarkuar tre kuaj në kamionetë te tij. Pasi që i dyshuari nuk kishte dokumentacionin për kafshët, kamioneta dhe kafshët janë konfiskuar dhe dërguar në terminal”, thuhet në raport. /Telegrafi/