Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Mitrovicë është konfiskuar një armë.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:25, transmeton Telegrafi.
“Në ora 13:25, në rrugën ‘Dëshmoret e Kombit’ nga një njësi policore dhe NJRSH në një pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të veturës, të dyshuarit A.G., 40 vjeçar, shtetas Kosovar, në brez i është gjetur një armë. Nga policia si provë materiale, të dyshuarit në fjalë i është konfiskuar një pistoletë me kalibër 7.62X25, dy karikatorë dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62mm X 25 mm”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari A.G., 40 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të shtetit, është liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’. /Telegrafi/