Telegrafi

Policia konfiskon granatën e dorës në Kodrën e Trimave

Rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm, Policia e Kosovës ka marrë informatën për një mjet të dyshuar në rrugën “Fahri Fazliu” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Bëhet fjalë për një mjet të dyshuar në Kodrën e Trimave, për një granatë dore e cila nuk është shpërthyer por është konfiskuar nga njësitet policore”, ka thënë Ahmeti.

Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/