Site icon Telegrafi

Policia konfiskon dy armë, njërën në Vushtrri, tjetrën në Skenderaj

Policia në rajonin e Mitrovicës, gjatë ditës së djeshme në dy lokacione të ndryshme, në zonat Vushtrri dhe Skenderaj ka konfiskuar dy armë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Telegrafin se dy të dyshuarit lidhur me rastet pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes janë liruar për procedurë të rregullt.

Ai tha se rasti i parë është raportuar në zonën e Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit të një automjeti tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari Sh. F, 28 vjecar, nuk posedonte leje për armë.

“Ndërsa rasti tjetër është realizuar në zonën e Skenderaj, ku njësi policore kishin intervenuar në një rast rrahje, me ç’rast tek një person identifikojnë dhe konfiskojnë një armë pistolete, për të cilën i dyshuari A. B, 29 vjeçar, nuk posedonte leje për armë”, tha ai.

“Ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ka thënë Zahiti”. /Telegrafi/

Exit mobile version