Site icon Telegrafi

Policia konfiskon armë ilegale në Skenderaj

Policia e Kosovës ka realizuar dy bastisje në Skenderaj, me ç’rast ka sekuestruar dy armë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Telegrafin se bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

“Si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë një pushkë automatike dhe një pistoletë. Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: Sh. G., 39 vjeçar dhe B.A., 27 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt”, tha Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për vepër penale ‘’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’. /Telegrafi/

Exit mobile version