Zyrtarë policorë nga Stacionit Policor Viti, në bazë të urdhër-kontrollit të lëshuar nga gjykata kompetente, ka realizuar kontrolle të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në dy lokacione të ndara në fshatin Drobesh të Vitisë.
Policia ka kontrolluar pronat e dy të dyshuarve: A.I. (1947) dhe B. I (1955).
Tek i dyshuari i parë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:
– Pushkë automatike AK-47
– Pushkë automatike AK-47
– Katër (4) karikatorë
– Tridhjetë e katër (34) fishekë
Tek i dyshuari i dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:
– Një pushkë automatike ‘Tompson’
– Një pushkë përsëritëse ‘Karabinë’
– Dy (2) karikatorë dhe
– Tri (3) bajoneta të pushkës
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.