Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë dhe fishekë në dy lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Sipas raportit thuhet se në fshatin Mramor të Prishtinës, policia ka konfiskuar një pistoletë dhe 13 fishekë.
Gjithashtu edhe në Fushë Kosovë policia ka konfiskuar një pistoletë dhe tre fishekë.
Rastet e plota:
Fsh. Mramor, Prishtinë 02.02.2022 – 16:30. Më 05.02.2022 gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon procedurë të rregullt.
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 05.02.2022 – 16:30 Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 3 fishekë. I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/