Telegrafi

Policia konfiskon 8 kilogramë drogë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës në vazhdimin e luftimit të dukurive negative, gjatë ditës së djeshme në katër komuna të Kosovës ka arritur të konfiskojë 8 kg e 941 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë.

“Në qytetet Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë, pas një operacioni të zhvilluar nga Policia, në lokacione të ndryshme ka konfiskuar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, një qese substance narkotike e dyshuar marihuanë, në peshë 5.6 gramë, një armë zjarri-revole e llojit “Ekol “, kal 9mm, dhe një armë automatike AK-47 me 30 (tridhjetë) fishekë. I dyshuari mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar policia.

Ndërkaq në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë, policia pas një pune operative janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët nga person nga Shqipëria janë furnizuar me narkotikë.

” Nga të dyshuarit është konfiskuar substancë e dyshuar e llojit marihuanë, në peshë 8 kg e 525 gr. Me urdhër të gjyqtarit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ku janë gjetur dhe konfiskuar: tri armë zjarri –revole, 40 (dyzet) fishekë kalibër 7.62mm, një sprej OC, katër paketime të ndryshme substancë të dyshuar narkotike-marihuanë, në peshë 312.5gr, një ambalazh plastike e mbushur me substancë të dyshuar narkotike kokainë, në peshë 98.7gr, një peshore digjitale, 350 qese plastike të zbrazëta, një mulli për bluarjen e narkotike, dy vetura, katër telefona mobilë, 690 € para të gatshme. Me vendimin të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/