Policia e Kosovës ka konfiskuar të mërkurën 59 makina për mihjen e kriptovalutave në dy shtëpi në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën ‘Çeta e Minatorëve’ dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave”, ka deklaruar Elshani.
Ai tutje ka thënë se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.
“Dogana e Kosovës i ka pranu këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, është shprehur Elshani. /Telegrafi/