Telegrafi

Policia konfiskon 500 euro të falsifikuara në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka arrestuar në person.

I njëjti dyshohet se në një lokal ka tentuar të këmbejë një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar ndërsa me venim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/