Telegrafi

Policia konfirmon konfiskimin e 50 çantave me koktej molotovi (Foto)

Policia e Kosovës konfirmoi se ka gjetur rreth 50 çanta me koktej molotovi brenda në një depo të Termokosit në Prishtinë.

Lexoni të plotë komunikatën e Policisë:

“Policia e Kosovës në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore duke përfshirë edhe angazhimet e saj në garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike edhe gjatë zhvillimeve të parapara për sot, rreth orës 10:00, gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisje me urdhër edhe të organeve kompetente, brenda në një depo të Termokosit në Prishtinë ka arrit të gjej rreth pesëdhjetë (50) çanta me koktej Molotovi, ku një pjesë e madhe e tyre është e përpunuar, vaj i zi, dhe benzinë të përpunuar.

Të bashkangjitur gjeni disa foto të këtyre dëshmive nga vendim i ngjarjes”. /Telegrafi/