Site icon Telegrafi

Policia konfirmon arrestimin e Albert Veliut

Policia e Kosovës ka konfirmuar ndalimin e dëshmitarit ‘X’ të PD-së, Albert Veliu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë KosovaPress-it se Policia bazuar në autorizimet ligjore, të dielën kanë ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, të cilët janë trajtuar sipas procedurave të parapara me ligj.

Lexo po ashtu Audiopërgjimi me 'dëshmitarin X', gazetari Olldashi thirret në Prokurori

‘Babalja’ është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë, ndërsa  pritet t’i dorëzohet autoriteteve në Shqipëri.

Lexo po ashtu Basha denoncon Ramën dhe Xhafajn: Ofruan 200 mijë euro që dëshmitari "X" të tërhiqet

Para dy javësh PD publikoi një audio-përgjim ku pretendohet se dëshmitari ‘X’ Albert Veliu, pretendon se bisedon me Agron Xhafajn, vëllait e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë.

Exit mobile version