Site icon Telegrafi

Policia me këshilla për turistët në Ohër si të mbrohen nga vjedhjet

Njësia për parandalim pranë SPB Ohër përmes kontrolleve policore me biçikletë ka filluar realizimin e projektit ‘Të mbrohemi nga vjedhjet’, në mënyrë të gjendjes më të mirë të sigurisë, por edhe kujdesit parandalues të qytetarëve nga vjedhja në plazhë, vendet ku banojnë, vjedhje nga vetura dhe vepra tjera pronësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të projektit, shërbimet policore me biçikletë në komunikacion së bashku me qytetarët në qendrën e qytetit dhe veçanërisht në plazhë, turistëve u kanë ndarë fletushka me paralajmërime dhe këshilla rreth vjedhjeve të rrezikshme potenciale, si të ruhen paratë, celularët, veturat.

Shërbimi policior është aktiv me biçikleta dhe se janë aktivë për realizimin e masave në shënjestër të atyre që e prishin qetësinë dhe rendin publik. /Telegrafi/

Exit mobile version