Policia ka njoftuar se në një pikë kontrolli në Gjakovë, ka urdhëruar një veturë që të ndalohet dhe nga e njëjta veturë drejtuesi ka gjuajtur/hedhur një revole 7.65mm. me shtatë fishekë dhe një sasi prej 0.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
Më pastaj i dyshuar me shpejtësi është larguar nga pika e kontrollit.
I dyshuari i njohur për policinë është në kërkim. /Telegrafi/