Site icon Telegrafi

Policia kërkon një person nën dyshimin se lëndoi një të mitur në Prizren

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin me qytetarët pasi po kërkon një person nën dyshimin se ka lënduar një të mitur në Prizren.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 07.06.2023 rreth orës 20:15 në rrugën Hadi Kantarxhiu – Prizren.

“Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me  veprën penale ‘Lëndim i rënde trupor’ që ka ndodhur me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën  Hadi Kantarxhiu – Prizren. I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin e mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim, sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version